Suning shkëlqen në marketing, “Gazzeta” e rendit Interin të 13-in në Europë

0

Konkurrenca e madhe në industrinë e futbollit modern ka bërë që midis klubeve të futbollit të fillojë një “luftë” jashtë fushës së blertë. Bëhet fjalë për vlerën e markave të klubeve, ku gjatë viteve të fundit klubet e Serie A kanë pësuar një rritje të frikshme.

Sipas llogaritjeve të “Gazzeta Dello Sport”, Interi është klubi italian me rritjen më të madhe, pasi vlera e markës së zikaltërve është trefishuar në dy vitet që kompania kineze Suning ka marrë në pronësi klubin.

Vlera e markës së Interit është 389 milionë € euro, shifër kjo që e rendit klubin italian në vendin 13-të në Europë, dy vende poshtë Juventusit. Në vendet e para dominojnë klubet angleze si dhe dyshja spanjolle Real Barça, por pa harruar dhe përfaqësuesin e vetëm të klubeve gjermane, Bajernin e Mynihut.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.