Shaland: Respekt për Ishujt Faroe, duhet të bëjmë paraqitje të jashtëzakonshme

0

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland ka folur para ndeshjes me ishujt Faroe. Numri një i stolit të “dardanëve” ka komentuar pritshmëritë për këtë ndeshje. Duke ditur entuziazmin që ka nga tifozeria për ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi, zvicerani ka vënë theksin se për të është e rëndësishme është që skuadra të japë më të mirën e saj, duke evituar në një farë mënyre fjalën fitore, edhe pse pritshmëritë janë që Kosova të ketë sukses.

Shaland po ashtu ka komentuar kundërshtarin që e respekton, por në të njëjtën kohë paralajmëron se tani e ka analizuar me detaje dhe di se me çfarë kundërshtari do të përballet. A do të jetë një Kosovë sulmuese në “Fadil Vokrri”? Kjo mbetet për t’u parë edhe pse trajneri vë në dukje faktin se duhet punuar në çdo repart.

“Kosova ka lojtarë shumë të mirë. Azerbajxhani është më lart në renditje se ne. Ishujt Faroe kanë fituar ndaj Maltës dhe kanë bërë mjaft mirë. E kam analizuar me detaje dhe kam respekt për këtë skuadër. Të gjitha këto skuadra mund t fitojnë këtë grup. Ne duhet të jemi të qatë se kemi një skuadër shumë të mirë dhe unë pres që të paraqitemi në mënyrë të jashtëzakonshme”.

“Është shumë e qartë se Kosova është ekipi më i mirë në këtë grup. E di presionin dhe emocionet që ka kjo ndeshje. Detyra ime nuk është se luajmë në shtëpi dhe duhet të fitojmë me çdo kusht. Unë u kërkoj që të japin më të mirën e tyre. Të gjithë presin të luajmë lojë ofensive, edhe pse ky nuk është mentaliteti i futbollit modern. Duhet të marrim parasysh të gjithë lojë në tërësi”.

“Kosova ka pasur probleme këto 4 vitet e fundit në mbrojtje dhe duhet të merren parasysh. Kosova ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe do tentojmë nesër të bëjmë një ndeshje të mira si nesër dhe në çdo ndeshje. Duhet të japim më të mirën”.

“Logjika kërkon që të mbajmë topin, pasi kur e mban topin krijon raste. Problemi në Azerbajxhan ka qenë se kishim shumë topa të gjatë dhe kishim pak vështirësi. Duhet t’i ndërtojmë sulmet gradualisht. Këtë e pres nga skuadra ime”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.