Transferimi i Pako Alkaser te Barcelona dy vite më parë nuk solli rezultate e pritshme. Sulmuesi spanjoll nuk arriti të mbante të njëjtën formë që kishte treguar te Valencia. Ndërkohë, cilësitë dhe dëmtimet e pakta të Luis Suarezit bënë që 25 vjeçari të aktivizohej me pikatore.
Kalimi te Dortmundi me anë të një marrëveshje huazimi, duket se ka qenë lëvizja perfekte. Megjithëse një dëmtim muskulor vonoi debutimin e tij, Alkaser ia ka dalë të habisë që në aktivizimet e para.
Shifrat e regjistruara nga spanjolli janë të pabesueshme. 24-vjeçari ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës në vetëm 80 minuta, që ka marrë deri më tani në tri ndeshje të Bundesligës. Me siguri ritmi i golave do të fillojë të ulet, por një fillim i tillë e ka kthyer Alkaserin brenda pak javësh në një prej lojtarëve të preferuar të tifozerisë së Dortmundit.