Murinjo “show”, tashmë ofendon gazetarët

0

Zhoze Murinjo e ka kthyer në një sfidë me gazetarët. Janë disa shfaqjet e dhuruara nga portugezi, që po tërheq vëmendjen nga ekipi tek vetja. Një strategji e hershme e tij, por nuk është se po i ecën. Mançester Junajtid nuk është aty ku duan tifozët, edhe pse dje fituan kundër Njukasllit.

Portugezin shumëkush dje pas 45 minutave të para e kanë menduar të shkarkuar, por në fund “Djajtë e Kuq” e përmbysën rezultatin nga 0-2 në 3-2. Patën edhe pak fat, pasi skuadra e Benitez i kishte shanset ta mbyllte takimin.

Gjithsesi fituesi nuk gjykohet dhe Murinjo jo vetëm që nuk do të gjykohet, por edhe kalon në sulm. “Shkofshi në të sëmës, bij k******”, ishin fjalët e shqiptuara nga trajneri portugez në gjuhën e tij. Nuk duroi më, ndërkohë që në konferencë u shpreh: “Jam 55 vjeç dhe deri tani nuk kisha parë një gjueti të tillë shtrigash”.

Luftë e hapur mes trajnerit të Mançester Junajtid dhe gazetarëve e analistëve. Nuk i mjafton raporti jo i mirë me disa prej lojtarëve kryesorë në ekip… Sallat e konferencave janë kthyer në një “ring” prej kohësh, vetëm të ketë përleshje ka mbetur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.