Suarez kundër teknologjisë: VAR-i zbeh adrenalinën e golit

 

Luis Suarez shënoi një dygolësh në fitoren 8-2 përballë Hueskës dhe Barcelona mori fitoren e tretë rresht në La Liga duke ndarë kreun e renditjes me Realin e Madridit me nga nëntë pikë të plota.

Uruguaiani është i lumtur me golat e shënuar dhe ndalet te sistemi VAR duke dhënë mendimin e tij për teknologjinë në fjalë.

“Unë dëshiroj të ndihmoj gjithmonë skuadrën në çdo lloj forme, por nëse e bëj duke shënuar, atëherë edhe më mirë. VAR? Kur ke dyshime, VAR-i të ul adrenalinën dhe dëshirën për të festuar dhe gëzimi zbehet. Kur gjithçka është e kontrolluar, ti nuk mund të gabosh më”, përfundon 31-vjeçar i Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online