Sturaro lë pas errësirën, largohet nga Juventusi dhe firmos për ekipin e ri

Stefano Sturaro la Juventusin verën e vitit të kaluar, teksa kaloi në radhët e Sportingut të Lisbonës në formulën e huazimit. Pritej të ishte një kalim në të mirë të karrierës së italianit, i cili mendoi se do të kishte minuta dhe do të ishte titullar në ekipin portugez.

Diçka e tillë nuk ndodhi dhe mesfushori nuk zbriti asnjëherë në fushë me fanellën e Sportingut, duke shënuar një nga momentet më të errëta të karrierës së tij. Gjithsesi, Sturaro u kthye përsëri te Juventusi dhe tashmë është gati të ringrihet në fluturim, teksa ditën e sotme ka firmosur me ekipin e ri.

Stefano Sturaro është lojtari më i ri i Xhenoas, ekip me të cilin shpërtheu dhe u bë i njohur. “Jam i lumtur dhe i emocionuar për rikthimin. Pas katër vitesh te Juventus po rikthehem përsëri këtu. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë për mua të jem përsëri në Xhenoa”, është shprehur mesfushori për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online