Talenti i Korabit mbyll sezonin, operohet në gju

Klubi i Korabit ka bërë të ditur me anë të një postimin në “Facebook” se lojtari Armend Murrja i është nënshtruar me sukses një operacioni në gju. Sulmuesi i talentuar është operuar në Itali.

Futbollisti dibran është pjesë e Korabit prej tre sezonesh. Në pesë ndeshje të këtij sezoni në Kategorinë e Parë, 20-vjeçari gjeti dy herë rrugën rrjetës, ndërsa në sezonin e kaluar Murrja u aktivizua në 18 ndeshje, ku shënoi dy herë.

NJOFTIMI I KLUBIT – Dje, Armend Murrja ka përfunduar me sukses në Itali ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në ligamentin e gjurit të djathtë!

Në emër të Klubit, Stafit, Lojtarëve dhe gjithë Dibranëve i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthimin sa më parë në fushën e blertë! Na mungon Mendi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online