Tomas Strakosha ishte heroi i Lacios në takimin ndaj Empolit. Gardiani shqiptar kreu një ndeshje fantastike, ku episodi më vendimtar ishte pritja e pabesueshme ndaj Kaputës në minutën e fundit të takimit. Në përfundim të sfidës, Strakosha ka folur për mikrofonin e “Lazio Style Channel”.
“E gjithë skuadra punoi fort për të arritur këtë rezultat. Patëm fatin në anën tonë në minutat e fundit të takimit. Kemi shumë për të përmirësuar, nuk jemi akoma në formë optimale. Por, pavarësisht të gjithave, rëndësi ka që kemi siguruar tri pikë të arta. Dy humbjet në fillim të kampionatit na dhanë një mësim, që na ndihmoi të fitonim dy ndeshjet e mëpasshme.”, tha 23-vjeçari.
PRITJA VENDIMTARE – “ E parashikova atë lloj gjuajtje nga Kaputo, për një moment mendova më të keqen, por fatmirësisht nuk ndodhi ashtu. Nëse do të pësonim gol, nuk do të kishim kohë për të rikuperuar gabimin”, përfundoi Strakosha.
STRAKOSHA RIGHT AT THE DEATH! WHAT A SAVE. #EmpoliLazio pic.twitter.com/1btlljzVuU
— Lazio World (@lazioworld) September 16, 2018