Rahim Sterling ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Sitit në dy sezonet e fundit dhe është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Pep Guardiolës. Sulmuesi anglez shënoi 18 gola dhe asistoi 15 herë sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon po bën edhe më mirë. Për formën e tij, Sterling shpjegoi:
“Kam kuptuar se të shënoj gola është pika ime më e fortë. Është diçka që më pëlqen shumë dhe nuk mund ta mohoj, gjithmonë kur shënoj jam i lumtur. Sezonin e shkuar, i vura qëllim vetes të shënoj 15 gola në kampionat, ndërsa këtë sezon, doja të shënoja edhe më shumë.
Të luash nën urdhrat e Guardiolës, nëse nuk përmirësohesh, nuk luan në formacion. Prandaj, qëllimi im është të shënoj 20 gola. Është e vështirë për një sulmues anësor që të shënojë, sidomos pasi ke bërë një sezon të mirë edicionin e shkuar, pasi të markojnë 2 ose 3 futbollistë. Megjithatë, jam i lumtur për aq sa kam shënuar”, tha Sterling.