VIDEO: Makina më e shtrenjtë në botë, Ronaldo zbraz xhepat

0

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo, ka blerë makinën më të shtrenjtë në botë, duke shpenzuar 12.4 milionë dollarë. Emri i makinës është “Buggati La Voitre Noire” dhe Kristiano Ronaldo e ka shtuar këtë makinë luksose në koleksionin e tij.

 

 

Sipas “The Mirror”, makina e veçantë e ka gjetur pronarin dhe ai është Kristiano Ronaldo, megjithatë dokumentet nuk janë plotësuar ende. Makina është ende si “prototip” dhe nuk është finalizuar akoma, por siç raporton “The Mirror”, në vitin 2021, Ronaldo do të jetë i pari person në planet që do të ketë gati makinën më të shtrenjtë në botë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.