Starova: Tirana ka mbrojtje difektoze, Luftëtari do të marrë shumë pikë

Sulejman Starova është rikthyer sërish të merret me futbollin shqiptar, pas eksperiencës në Kosovë. Ish-trajneri i Partizanit, këtë herë ka zgjedhur rolin e specialistit, teksa ka komentuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Starova nuk ka nguruar që të komentojë dhe skuadrën e Tiranës, e cila sipas tij duhet të kishte më shumë pikë në klasifikim, megjithatë problemet në mbrojtje janë të dukshme. Në anën tjetër, trajneri kryeqytetas beson se Luftëtari në të ardhmen do të ketë mundësinë qe të marrë më shumë pikë në ndeshjet e ardhshme.

“Populli nuk do të dijë ca presioni ka trajneri, ai ka disa pikë mangët. Ka një kontratë 2-vjeçare, po të iki e bën i qetë se i merr lekët. Ishte ndeshje spektakolare, me kombinacione, me rrjedhshmëri. Tirana është difektoze në mbrojtje”.

“Luftëtari më pëlqeu, kërkoi golin në çdo mënyrë. Ata e kanë boshtin, kanë një Shkurtaj që e kanë zili të gjithë. Luftëtari do të grumbullojë shumë pikë në vazhdim, e garanton vetë formula e kampionatit me dhjetë skuadra. Ata mund ta ndryshojnë trajnerin, por skuadrën e kanë”.

“Tirana luajti mirë me Kukësin, u tha se është në krizë. Këtu të fusin në krizë kot. Nuk bëhen llogaritë me katër javë. Pse të mos pretendojë Tirana për kampion”.

“Kukësi kishte tre raste dhe bëri golat. Dua të them që Tirana ka luajtur futboll. Kur sulmohet trajneri, tensioni shkon te lojtarët. Ndaj janë të vlefshme tre pikët që të punohet në qetësi më tej”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online