Laçi do të luajë të enjten në Izrael ndaj Hapoel Ber Shevës në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të kualifikueseve të Europa League. Në një intervistë për “RTSH SPORT”, trajneri Sulejman Starova foli mbi përgatitjet e skuadrës në prag të kësaj sfide.
“Është një kundërshtar që shquhet për diferencën që ka për ndeshjet brenda dhe jashtë në kampionatin izrealit. Skuadra duhet të jetë shumë e kujdesshme. Kundërshtari përdor zakonisht një taktikë që ku tregohet shumë agresiv që në fillim të ndeshjes”.
“Formacionin nuk e kam lënë surprizë, nuk e kemi mbajtur sekret. Djemtë e dinë kush do luajë dhe po punojmë për të përmirësuar çdo defekt. Në këto lloj ndeshjesh vendos edhe pak fati, diçka që nuk e kishim në takimin e parë ”, tha Starova.