Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, ka qenë i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Tekniku kryeqytetas analizoi fitore e ekipit të tij ndaj Laçit dhe Superioren në tërësi.
“Si Juventin do të dëshiroja Mesin. Kam qenë juventin që fëmijë, në atë kohë të gjithë shokët e mi ishin me Interin. Tifozeria për Juventusin ka qenë një traditë familjare te familja ime, që nga kohët e Riza Lushtës”.
FITORJA NDAJ TEUTËS – “Sot morëm një fitore bombastike, ku rezultati nuk tregon krejt lojën. Teuta e filloi mjaft mirë, por një gabim i portierit dhe mikut tim Isli Hidi zhbllokoi rezultatin për ne”.
BUXHETI TE LAÇI –“Buxheti është i shëndoshë për kampionatin tonë. Laçi ka kaluar dy ture të Kupës së Europës. Në Shqipëri kemi lojtarë që meritojnë 1 mijë euro dhe i japim 3 ose 4 mijë euro. Ata e kanë kuptuar që ekipi duhet të mbajë veten. Kam gjetur një skuadër modeste, në faktin që lojtarit të shohin në dritën e syrit.”.
MANE DHE OKPOTU – “Kur erdha të Laçi më treguan disa video të lojtarëve afrikan në “YouTube”. Mane mu duk si Ekuban. Ai dhe Okpotu janë ndër më të paguarit në Superligë. Është një investim i madh i presidentit Laska. Tani na dhemb koka për cilin do fusim në formacion. Kemi fituar një talent si Çokaj që është zbuluar nga të tjerët jo nga unë”.
OFERTA PËR EKIPIN KOMBËTAR – “Më është dhënë një herë mundësia për ekipin kombëtar, por atëherë pati ndërhyrje dhe postin e mori dikush tjetër . Ndërsa herën e dytë e kam refuzuar, ndoshta ka qenë një gabim”
OPOZITA NDAJ FEDERATËS – “Sot po del Partizani kampion 10 javë para fundit të kampionat. Ky Partizan është nata me ditën me atë që kishte Torasën dhe Ekubanin. Na e hoqën kampionatin na e vodhën, do e them përherë këtë gjë në çdo shteg që të më dali, s’do e harroj kurrë”.
TOLERIM I PARTIZANIT NDAJ LUFTËTARIT – “Kjo gjë s’duhet të përmendet nga gazetarët. Te Partizani ka një trajner, një president që paguan dhe tifozë që mbushin shkallët e stadiumit, s’mund t’i shkojë ndërmend lojtarëve të tolerojnë. Partizani duhet ta vlerësonte më shumë Luftëtarin, duke parë rrethanat dhe momentin që po kalojnë. Mund ta kishte mbyllur me barazimin ndeshjen dhe të festonte titullin që sot”.
TIRANA – “Gjendja e Tiranës është paradoks. Është kandidate për kupën dhe në të njëjtën kohë rrezikon nga Kategoria. Nëse pranojmë se kampionati është shumë i fortë dhe nuk ka diferenca duhet të pranojmë se ekipet e mëdha rrezikojnë”.
Paralaci