Starova: Fitorja kundër Flamurtarit e domosdoshme, ja pse zgjodha Laçin

Trajneri i ri i Laçit, Sulejman Starova ka folur sot për “Supersport”, ku ka treguar pse zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij te kurbinasit, planet që ka për të ardhmen dhe preku edhe ndeshjen e radhës, atë kundër Flamurtarit. Në fjalën e tij, Starova tha:

OFERTA – “Kthehem pas një viti në Superiore. Falënderoj presidentin që më bëri ofertën, gjë që tregon se ka besim te unë. Rëndësi për mua ka që të arrijmë objektivat që ka Laçi, më pas të bëjmë futboll dhe të kënaqim tifozët.

PROBLEMET – “Laçi në gjysmën e kampionatit ka qenë më mirë se të gjitha ekipet tjera në fazën difensive. Megjithatë, këto javët e fundit ka pasur probleme dhe ne do të punojmë për të rregulluar fazën mbrojtëse”.

NDESHJA E RADHËS – “Kemi një ndeshje të shpejtë me Flamurtarin. Përgjigjen do e japë skuadra në fushën e lojës. Lojtarët thjesht do t’i rregullojmë për të dhënë maksimumin. Një fitore me Flamurtarin do të jetë shumë e rëndësishme për të anashkaluar ca të meta që janë evidentuar”.

OBJEKTIVAT – “Superliga është shumë e fortë, jo se nuk ka qenë ndonjëherë e fortë, por këtë sezon është e vështirë. Në këto kushte, çdo ndeshje është finale dhe e luftuar”, përfundoi Starova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online