Starova e ka me argjentinasit: Martinena, një “fantazmë”!

Sulejman Starova është nga ata që prodhon lajm në thuajse çdo gjë që thotë. Ish-trajneri i Partizanit, i cili së fundmi provoi një eksperiencë në Kosovë me Feronikelin, është rikthyer në Shqipëri dhe është i ftuar i përjavshëm në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

Pas ndeshjes Partizani-Flamurtari ai u kap me Torasën, argjentinasin e vlonjatëve. Tani shënjestra e Starovës është Nestor Martinena. Sulmuesi i Kamzës ende nuk ka shënuar në kampionat dhe për teknikun ai në ndeshjen me Kukësin ishte një fantazmë.

“Duro po i bën gjërat mirë aty, por Kamza vuajti edhe sepse ai vendosi të mbante 90 minuta në fushë Martinenën. Argjentinasi ishte fantazmë dhe kjo e penalizoi Kamzën. Duhet që ta themi këtë”, ka thënë mes të tjerash Starova në analizën e tij gjatë emisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *