Acarimi i Barcelonës me arbitrin, e pabesueshme ajo që bën Mesi!

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi në ndeshjen e zhvilluar me Zhironën në “Camp Nou”. Ndalesa e parë pas katër fitoreve për ekipin e Valverdes, që kryeson La Ligën së bashku me Realin e Madridit në kuotën e 13-të pikëve.

Leo Mesi kaloi në pjesën e parë vendasit në avantazh, përpara se mbrojtësi francez Lenglet të linte ekipin me 10 lojtarë. Zhirona përfitoi duke shënuar dy gola me anë të Stuanit, por Pike barazoi rezultatin në minutën e 63.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Barcelona u hodh në sulm në kërkim të fitores, por pa arritur të gjejë golin deçiziv. Lojtarët katalanas u irrituan me arbitrin e ndeshjes, Gil Manzano, i cili ndëshkoi Lenglet me karton të kuq, pasi kërkoi ndihmën e VAR-it. Kontestimet ndaj Manzanos vazhduan dhe në pjesën e dytë, duke sjellë dhe irritimin e një lojtari si Leo Mesi.

Ylli argjentinas debatoi me arbitrin kryesor pas përfundimit të ndeshjes, duke i kërkuar llogari, mbi të gjitha, për një faull që Mesi pësoi afër fundit të ndeshjes. Kapiteni ishte i acaruar me arbitrimin e ndeshjes dhe nuk i dha dorën arbitrit pas përfundimit të sfidës.

Manzano i zgjati dorën, por Leo Mesi refuzoi përshëndetjen dhe u nis i trishtuar dhe mërzitur drejt dhomave të zhveshjes. Kundrejt arbitrit protestoi dhe Zherard Pike në fundin e pjesës së parë, për kartonin e kuq të Lenglet, madje duke ngritur tonet.

Momenti kur Leo Mesi refuzoi t’i jepte dorën arbitrit Manzano

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online