Shtatë ndeshje pa fitore, Ibrahimoviç ka “këmbën e mbarë”

Los Anxhelos Galaksi rikthehet te fitorja, duke fituar përballë Siatëll Saunders me rezultatin 3-0. Zllatan Ibrahimoviç hapi serinë e golave në minutën e nëntë të takimit. Suedezi ktheu në gol një penallti të fituar nga ekipi i tij, ndërsa Ola Kamara dhe Emanuele Boateng ishin autorët e dy golave të tjerë të ndeshjes.

Debutim i mirë në stol për trajnerin amerikan, Dominik Kinear, i cili zëvendësoi gjermanin Shmid. Ky i fundit dha dorëheqjen pas dy humbjeve të fundit, në të cilat Los Anxhelos Galaksi pësoi 11 gola. Me këtë fitore, ekipi i Ibrës parakaloi në renditje Vankuverin dhe ngushtoi në tre pikë diferencën me vendin e gjashtë në renditje, që të kualifikon në fazën e “play-off”.

Në këtë pozicion ndodhet ekipi i Siatëllit, pavarësisht se këta të fundit kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Ky tri pikësh rrit shpresat e Los Anxhelos Galaksi për të arritur vendin e gjashtë, ndërsa javën tjetër do të luajnë përsëri në shtëpi përballë Vankuver Uaitkeps.

Me golin e shënuar, Ibrahimoviç ngjitet në kuotën e 18 golave në MLS, duke u renditur i treti në renditjen e golashënuesve më të mirë, pas Martinezit të Atlantës (30 gola) dhe Rajt Filips të Nju Jork Red Bulls (19 gola).

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Dallas fitoi në transfertë përballë Vankuver Uaitkeps me rezultatin 1-2. Moskera dhe Hedges shënuan për miqtë, ndërkohë që Kamara baroi përkohësisht rezultatin për Vankuver. Me këtë fitore, Dallas ngjitet në krye të renditjes së Konferencës së Perëndimit në kuotën e 53 pikëve, dy më shumë se Sporting Kansas Siti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online