Stadiumi “sold out”, Insinje: Hera e katërt, duel i madh me Liverpulin

0

Napoli dhe Liverpuli do të ndeshen mbrëmjen e sotme në Edinburg. E veçanta e kësaj miqësoreje është se janë shitur të gjitha biletat e mundshme dhe stadiumi do të jetë i mbushur me gjithë kapacitetin e tij (67 mijë tifozë).

Para ndeshjes ka folur një nga lojtarët kryesor të të kaltërve, kapiteni Lorenzo Insinje. Fantazisti shprehet i lumtur se do të përballet me kampionët e Evropës dhe dëshiron të shohë rritjen e ekipit pas pushimeve.

“Është një ndeshje e madhe. E katërta brenda një viti ndaj këtij kundërshtari. Duke luajtur ndaj një ekipi si ata kemi për qëllim të zbulojmë sesi është gjëndja jonë. Është shumë bukur të luash ndaj Kampionëve të Evropës”, u shpreh Insinje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.