Stadiumi i ri, merkato dhe Musolli: Safet Gjici i zbulon të gjitha

Safet Gjici, presidenti i Kukësit, ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar shumë çështje rreth klubit verilindor. Fillimisht ai foli për kampionatin aktual dhe për numrin një të klubit të Kukësit, kemi të bëjmë me një garë shumë të vështirë.

“Unë besoj se ky kampionat është më i forti nga të gjithë. Katër ekipet e para kanë qenë të forta dhe e kanë bërë ato kampionatin, sivjet janë të gjithë të forta. Është e freskët që vendi i fundit mundi një ekip më lart, edhe ne kemi fituar me vështirësi me Luftëtarin dhe Kamzën. Ju e dini objektivin tonë, që është vetëm titulli kampion”, thotë Gjici për Supersport.

STADIUMI I RI – “Kryeministri Rama e ka shpallur vendimin. Federata dhe Qeveria do investojnë 50 me 50. Është mbyllur tenderi i projektimit, shpejt do mbyllet edhe tenderi i i zbatimit. Besoj se mund të mbyllet gjithçka brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Sa i takon stadiumit ku Kukësi do të luajë deri në fund të sezonit, Gjici shtoi: “Kemi bërë një marrëveshje me Kamzën, besoj se tani e tutje do luajmë aty. Tifozët e Kukësit nuk kanë pasur mundësinë ta ndjekin kudo, por po e çojmë aty ku ka kuksianë. Zgjedhja më e mirë e mundshme është Kamza. Edhe për ata që vijën nga Kukësi, pasi nuk kanë nevojë të futen në trafikun e Tiranës”.

NDESHJA E RADHËS – “Skënderbeu është Skënderbeu, duhet vlerësuar maksimalisht. Nuk janë ai ekipi që kanë qenë vitet e fundit, por mbeten Skënderbeu. Tifozët e kuptojnë se është një ndeshje shuymë e rëndësishme për ne, ndaj duhet të na mbështesin ekipi. Do mundohemi t’i ndihmojmë të jenë pranë ekipit. Ndeshja do të jetë e fortë dhe besoj tek ekipi dhe stafi”.

MERKATO – “Ndreu dhe Nexhipi po merren fort, jo shumë lojtarë, pasi jemi të kufizuar. Po punohet për 2-3, ose katër lojtarë që bëjnë diferencën. Jemi gati t’ia plotësojmë kërkesat trajnerit, pasi kampionati sa vjen e vështirësohet”.

MUSOLLI – “Me marrëveshjen e parë, i thashë që nëse nuk gjen ekip në Kosovë, e ke të hapur derën. je në shtëpinë tënde, duhet ta rrëzosh në shkelm derën nëse do të kthehesh. Nga shkurti do jetë me grupin, do jetë në fazë dhe do ketë një grup në dispozicion që të kthehet sa më shpejt. Ai do jetë i Kukësit derisa të lërë futbollin. Ne nuk hedhim në rrugë asnjë, jo më Musollin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *