Stadiumi i ri Kukësit jo më thjesht një premtim, FSHF akordon fondin

Ndërtimi i stadiumit të ri të Kukësit nuk është më thjesht një premtim. Në mbledhjen e fundit të komitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit është marrë vendimi për të akorduar një fond për ndërtimin e stadiumit të ri.

Kosto e stadiumit të ri pritet t’i kalojë 5 milionë Eurot, shumë kjo që do të ndahet në mënyrë ta barabartë mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare. Impianti i ri do të ketë një kapacitet prej 6500 vendesh dhe do të plotësojë të gjitha kriteret e licencimit të vendosura nga UEFA për një stadium të kategorisë “Elite 3”.

Aktualisht stadiumi është në fazën e projektimit, ndërsa punimet priten të fillojnë gjatë vitit të ardhshëm me një kohëzgjatje prej 9 muajsh, ccka do të thotë se Kukësi mund të rikthehet të luajë në shtëpi gjatë sezonit 2019/2020.

 

One thought on “Stadiumi i ri Kukësit jo më thjesht një premtim, FSHF akordon fondin

  1. Nje tjeter shembull i keqperdorimit te parave te taksapaguesve dhe mungeses se respektit per futboll-dashesit e tjere ne mbare vendin. Stadiumi i kukesit nuk duhet te jete me me teoer se 1000 vende. Numrin e tifozeve qe e ndjekin e ka pare kush sa eshte? Apo nga KF Kukesi pritet qe te kete tifoze nga cdo fshat i shqiperise njesoj si Partizani “i lavdishem”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online