Futbollisti perfekt? Mbape jep një përgjigje origjinale

Kilian Mbape është një ndër futbollistët më të famshëm në planet edhe pse sulmuesi i talentuar ende nuk ka mbushur 20-vjeç. Në një intervistë për “ESPN”, francezi ka folur mbi objektivat e skuadrës së tij, si dhe ka përmendur dhe ka “përkufizuar” sipas mendimit të tij.

LOJTARI PERFEKT – Për Mbapen lojtari perfekt ekziston, por ai nuk është një person i vetëm: “Do të zgjidhja këmën e majtë të Mesit, këmbën e Nejmarit, mentalitetin e Kristiano Ronaldos dhe klasin e Bufon”, gazetari e ngacmon menjëherë duke e pyetur “Po çfarë pjese i ngelet Mbapesë? – Nuk është nevoja, kështu është mirë”, u përgjigj 19-vjeçari.

PSG DHE SUKSESI – “PSG-ja nuk ka ndaluar së rrituri pas çdo viti. Duhet të përmirësohemi akoma përpara se të mendojmë menjëhërë për fitimin e Champions-it.  Ka disa hapa që duhen bërë para se të arrijmë këtë objektiv kaq të rëndësishëm. Jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë për të bërë”, përfundoi Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online