Spaleti: Interi nuk varet nga Ikardi, në Firence duhet fitorja!

Interi po kalon një formë të mirë, teksa në kampionat ka marrë dy suksese radhazi, ku të njëjtën gjë e ka bërë dhe në Europa League. Ambienti në klubin zikaltër më në fund është qetësuar pas rezultateve jo të mira dhe çështjes “Ikardi”.

Ditën e sotme, trajneri  i ekipit, Luçiano Spaleti ka folur në kuadër të ndeshjes që Interi do të luajë ndaj Fiorentinës në transfertë. Numri një i stolit zikaltër, ka folur për disa tema, ku përveç ndeshjes dhe ekipit, diskutoi dhe mbi mungesat dhe sulmuesin e Fiorentinës, Luis Muriel.

NDESHJA –“Të gjitha ndeshjet janë një test, pasi ke mundësinë të marrësh të njëjtat pikë. Duhet gjithmonë të fitosh në fushë. Ekipi ka bërë mirë këtë periudhë, por siç e keni parë diferencat me ekipet e tjera është zvogëluar dhe na duhet të fitojmë.”

EKIPI – “Duhet të vijojmë të japim më të mirën në fushë. Perishiç dhe Naingolan janë dy nga më të mirët në ndeshjet e fundit, pa lënë pas dhe të tjerët. Kemi pasur një kalendar të ngjeshur dhe do të shohim nëse disa nga lojtarët që luajtën të enjten i kanë rikuperuar forcat dhe të vendosim për formacionin.”

MURIEL – “Muriel ka një shpejtësi, që ta bën shumë të vështirë markimin e tij, kështu që duhet të punojmë shumë. Nëse e lë një lojtar të tillë të veprojë një kundër një, është gati e pamundur për ta ndaluar. Na duhet bashkëpunim i madh në mbrojtje për të lënë sa më pak hapësira.

IKARDI – “Shpresoj që Ikardi dhe Keita të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është mirë të thuhet për Interin që varet nga një lojtar, pasi në rast se diçka e tillë do të ishte e vërtetë atëherë nuk do ishim në këto nivele. Ka lojtarë të tjerë që mund të na ndihmojnë të bëjmë diferencën dhe na bëjnë të mundur të qëndrojmë në vendet e para të renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online