Alegri: Me fat që përjetoj një eksperiencë të tillë, japim gjithçka me 12 mars!

Juventusi mori një humbje shokuese mbrëmjen e së mërkurës në Champions, teksa u mposht me shfirat 2-0 ndaj Atletikos në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave. Kritikat kanë qenë të shumta, sidomos për trajnerin Alegri, i cili ditën e sotme ka dalë përpara mediave në kuadër të ndeshjes që bardhezinjtë luajnë ndaj Bolonjës.

Numri një i pankinës së “zonjës së vjetër”, është përqëndruar më shumti në ndeshjen ndaj Atletikos, duke thënë se ka 20 ditë kohë, që do t’i shërbejnë shumë ekipit të tij. Gjithashtu, Alegri shtoi se i duhet të bëjnë gjithçka për të kaluar më tej në Champions.

“Kemi 20 ditë për të përgatitur ndeshjen, me entuziazëm, adrenalinë në maksimum dhe kam besim se 12 marsi do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme. Nuk e di në rast se do të kalojmë apo jo, por na duhet të bëjmë gjithçka për ta arritur diçka të tillë.

Them se jemi me fat që do të përjetojmë këto 20 ditë, sepse jeta i ka këto gjëra. Nëse ne fitojmë çdo ndeshje, jeta do të ishte e mërzitshme.

Kjo do të thotë që na duhet edhe të fitojmë tre ndeshjet që luajmë në Serie A, për t’u siguruar që do të jemi në formën më të mirë me 12 mars. Nesër luajmë ndaj Bolonjës, të cilët kanë një trajner të ri, që ka sjellë ndryshim tek ata.

Nëse do të luanim ndaj Atletikos këtë të mërkurë përsëri, me shumë mundësi do të eleminoheshim. Na duhet kjo periudhë për të rikuperuar forcat dhe për t’u motivuar. Më pëlqen kjo lloj eksperience më shumë se një rezultat 0-0.”

Tani na duhet të jemi të qetë. Kritikat e tifozëve dhe mediave mund edhe të na ndihmojnë që të rikarikojmë bateritë. Pritshmëritë këtë sezon janë të mëdha dhe po shoh shumë zhgënjim, por nuk duhet të harrojmë që është dhe një ndeshje për t’u luajtur.

FORMACIONI NDAJ BOLONJËS – “Më duhet të shoh nëse do ta lë pushim Krisitanon. E vetmja gjë që mund të siguroj për momentin është që Matia Perin do të jetë titullar. Kielini mbetet për t’u parë po ashtu. Kanselo besoj se do të jetë në fushë. Pozicionin e tij do ta shqyrtojmë, por do të luajë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online