Luçiano Spaleti me shumë gjasa luajti ndeshjen e fundit në krye të bankinës së Interit. Në përfundim të takimit ndaj Empolit, tekniku toskan u tregua i sinqertë duke pranuar para gazetarëve se do befasohej nëse do ta vazhdonte të ishte pjesë e Interit.
LAMTUMIRË – “Nuk e di. Do ndihesha i surprizuar nëse do ndodhte ndryshe. Te Juventusi për shembull pati dyshime për Alegrin pas eliminimit nga Ajaksi. Të nesërmen Anjeli doli dhe tha që Alegri do të qëndrojë, ndërsa më pas situata ndryshoi prapëseprapë. Mund të mësojmë diçka nga kjo gjë. Gjithsesi jam në rolin perfekt, dua të vazhdoj këtu. Ndihem i qetë”.
“Kishte kaq shumë tension dhe presion. Ky stadium është mësuar me fitore dhe pret gjithçka duke u bazuar në kujtimet e së shkuarës, por sot na u desh të vuanim shumë”.
EMPOLI – “Më vjen keq për ata. Kam lidhje dhe miq të shumtë atje. E meritonim të kualifikoheshim për në Champions League. Sigurisht e meritonin të mbijetonin, por ne dhamë gjithçka deri në fund dhe kishim lojën në kontroll. Në ndeshje të kësaj natyre vendosin detajet”.