Spaleti: Champions ka presion, por jemi ekip profesionistësh

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti foli para gazetarëve në konferencën për shtyp që paraprin takimin ndaj PSV-së. Tekniku italian u shpreh se kundërshtari është një ekip i fortë, por se skuadra e tij duhet të fitojë për të treguar se e meriton një vend mes më të mirëve të Europës.

Kundërshtari – “PSV-ja është skuadër shumë e fortë në aspektin fizik, ndërkohë që kanë edhe disa individë shumë të talentuar.  Stili i tyre i të luajturit përkon me atë që trajneri i tyre Mark Van Bomel ka pasur si lojtar. Pra një ekip me karakter dhe grintë të madhe në fushë”.

PRESIONI I CHAMPIONS ? – “Punoj me lojtarë profesionistë që duhet të dinë të jenë të qetë në çdo moment. Kemi vuajtur shumë për të arritur deri këtu dhe duhet të tregojmë që jemi gati dhe jemi të denjë për këtë kompeticion”

MBROJTËSI I DJATHTË ? – “Shkriniar nuk do të luajë më si mbrojtës i djathtë. D’Ambrozio është në gjendje të shkëlqyer dhe është paraqitur mirë. Vërsaljko po ndjek një program individual dhe ka treguar një rritje të shpejtë, besoj se shumë shpejt ai do të jetë gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online