Sot lojtari më i mirë i Premier Ligës, dikur Van Dijk punonte për… 3 euro në orë!

Virxhil Van Dijk është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligë, me holandezin që vijon të konfirmohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në Botë. Gjithsesi, e kaluara duket se ka qenë disi e vështirë për 27-vjeçarin.
Së fundmi, është zbuluar se përpara dhjetë vitesh, në kohën kur ishte 17 vjeç, Van Dijk punonte edhe si pjatalarës në një restorant në Holandë. Përveçse luante për Vilem II, në atë kohë mbrojtësi punonte edhe si pjatalarës dhe paga e tij ishte 3 euro/ora.
Aktualisht Van Dijk është një ndër mbrojtësit më të paguar në të gjithë Botën, ndërsa 10 vite më parë punonte për të fituar 3 euro në një orë. Jeta është edhe fat ndonjëherë…

Lidhur me këtë fakt, ka folur edhe pronari i restorantit, i cili e ka cilësuar holandezin si një punëtor shumë të mirë. “Ishte një punëtor shumë i mirë. I pastronte pjatat fort dhe punonte siç duhej. Ishte gjithmonë këtu në dy ditët më të ngarkuara të javës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *