“Sondazhi” i Bartomeut dhe klauzola e veçantë, Nejmar në merkato?

Nejmar dëshiron rikthimin te Barcelona dhe drejtuesit e klubit katalanas po mendojnë të rikthejnë brazilianin në “Camp Nou”. Presidenti Bartomeu nuk dëshiron të nxitohet dhe ka vendosur të marrë mendimin e lojtarëve të ekipit, sidomos të “senatorëve”. Kualiteti i lojtarit nuk vihet në dyshim, por kreu i klubit dëshiron që diçka e tillë të marrë miratimin e ekipit.

Siç citon “El Mundo Deportivo”, lojtarët janë entuziastë për rikthimin e yllit brazilian dhe janë shprehur pro kësaj ideje. Ai do të ishte i mirëpritur nga të gjithë, madje dakord është dhe Leo Mesi, i cili ka një raport shumë të mirë me 26-vjeçarin.

“Cadena Ser” ka zbuluar një tjetër detaj të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Nejmar. Ai u transferua në verën e vitit të kaluar për shumën e 222 milionë eurove nga Barcelona te PSG.

Në kontratën e tij me klubin francez ekziston një klauzolë, që lejon largimin e tij nga PSG në vitin 2020 për të njëjtën shumë, që pagoi klubi francez. Megjithatë, sulmuesi kërkon të rikthehet te Barcelona që në fundin e këtij sezoni dhe nuk dëshiron të presë një tjetër sezon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online