Pezullime, gjoba dhe stadiume të mbyllura, Disiplina bën “kërdinë”

Komisioni i Disiplinës tregohet i pamëshirshëm me Shënkollin, teksa sot ka publikuar vendimet dhe dy prej lojtarëve kryesorë ia ka pezulluar me 12 muaj. Ruben Danaj dhe Ilir Ccaushaj e kanë pësuar, por nuk ka shpëtuar as kapiteni Emirjon Mirdita.

Katër ndeshje për të këtë të fundsit dhe katër ndeshje pa tifozë për lezhjanët, pasi tifozët kanë hedhur sende të forta në fushë. Po kaq ndeshje pa tifozë është dënuar edhe Iliria. Ndërprerja e ndeshjes prej tifozëve me Korabin ka penalizuar fushë-krujasit. Ka edhe klube të gjobitura dhe vendimtar te tjera.

VENDIMET E DISIPLINËS
-KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të tifozeris së tij duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë). Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

-Lojtari i KF Shënkolli, Ilir Ccaushaj,për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b te KDS, dënohet 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike.

-Lojtari i KF Shënkolli, Ruben Danaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS,dënohet 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike.

-Lojtari i KF Shënkolli Emirjon Mirdita, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

-KF Shënkolli, për sjelle të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohen me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

-KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatore në stadiumin përkatës.

-Zyrtari i KF Iliria, Fatmir Sala, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

-KF Tomori, për sjellje të gabuar të tifozëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës,në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë). Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

-KF Lushnja për sjellje të gabuar të tifozëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës,në bazë të nenit 66/2 të KDS,dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë). Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

-Lojtari i KF Shkumbini, Shamet Luta, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.a të KDS,dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Kukësi, Jeremis Bilalaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

KF Butrinti U-19,për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve në ndeshjen kundër KF Lushnja U-19,në bazë të nenit 64/1.c dhe 65/2 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

-KF Butrinti U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve për hedhjen e sendeve brenda rrethimit të fushës së lojës duke shkaktuar akte dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerje përfundimtare të lojës,në bazë të nenit 66/3.c të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve pa tifozë në stadiumin përkatës.

-Lojtari i KF Vlora U-19, Brigeld Islamaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Vlora U-19, Hitmen Troqe, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Pogradeci U-19, Ardian Abazaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, zyrtari Ardian Abazaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Florian Peqini dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Florian Peqini vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online