Trajneri norvegjez, Ole Gunar Solskjaer është njeriu i momentin në Angli. Numri një i Mançester Junajtid vazhdon të marrë rezultate pozitive dhe në takimin kundër Kristal Palas në transfertë mori një triumf historik sa i takon statistikave.
Me atë fitore 1-3 në transfertën londineze, Solskjaer regjistroi fitoren e 8 radhazi jashtë shtëpie, një rekord absolut. Këtë gjë nuk e kishte arritur as trajneri legjendar, Sir Aleks Ferguson, pavarësisht se në krye të Junajtid qëndroi më shumë se dy dekada.
Solskjaer mori drejtimin e “Djajve të kuq” në muajin dhjetor, kur zëvendësoi të shkarkuarin Murinjo. Fillimisht tekniku norvegjez erdhi për të drejtuar Junajtidin deri në fund të sezonit, por me punën shumë të mirë që po bën, pankina mund t’i besohet edhe për sezonin e ardhshëm.