Solskjaer menjëherë në gjurmët e Sër Aleks, statistikat e konfirmojnë

Shkarkimi i Zhose Murinjos në mesjavë dhe ardhja në krye të pankinës së Mançester Junajtid e Ole Gunar Solskjaer, ishte padyshim një lajm që habiti jo pak. Sipas mediave në Angli, norvegjezi do të jetë zgjedhje e përkohëshme, pasi në fundin e sezonit besohet se do të mbyllë punën e tij në “Old Traford”.

Pasditen e djeshme, Solskjaer nisi aventurën e tij zyrtarisht, ku bëri debutimin në stol në ndeshjen ndaj Kardif Sitit në transfertë. Sfida hapëse për ish-lojtarin e Junajtid nuk kishte si të shkonte më mirë, teksa mori një fitore të thellë 1-5 dhe përveç kësaj, loja e ekipit të tij bindi.

Në rast se i referohemi statistikave, tekniku më i ri i “djajve të kuq” është vënë menjëherë në hapat e Sër Aleks Ferguson. Prej vitit 2013, kur në atë kohë në pankinë ishte Ferguson, nuk ndodhte që Junajtid të shënonte 5 gola në një ndeshje të Premier Ligës. Nisur nga statistikat, drejtuesit e Junajtid duhet të mendohen, në rast se duan ta kenë bashkëpunimin me teknikun vetëm 6 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online