Analiza e kampionatit dhe idetë e merkatos, Armando Cungu flet hapur

Në dy fazat e para të Kategorisë Superiore, Kukësi u rendit në vendin e dytë ku në 18 ndeshje arriti 10 fitore, 4 barazime, 4 humbje me golavarazhini 18:9. Për trajnerin Armando Cungu, vendi i dytë është i mirë, por për SportEkspres.com ai deklaroi se Kukësi përqendrimin më të madh do ta ketë për kreun e tabelës, dhe në dy fazat e tjera ky do të jetë synimi kryesor për këtë skuadër, krahas Kupës së Shqipërisë.

Armando Cungu është pjesë e shkollës së futbollit shkodran, ndërkohë që në karrierën e tij si futbollist luajti që në moshën 19 vjeçare me Vllazninë, më pas me Teutën e Luftëtarin, për ta mbyllur në vitin 2005 me Flamurtarin e Prishtinës. Karriera e Cungut është e pasur si trajner që ka nisur në vitin 2006 te Ada, por kulmin e arriti në drejtimin e Kukësit që kaloi deri në turin e katërt UEFA Europa Ligë në sezonin 2012-2013.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Vendi i dytë në renditje për dy fazat e para, ishte në pritshmëritë tuaja?
-Duke parë situatat se si u zhvilluan në skuadrën tonë, them se ky vend është mirë. Sepse unë erdha në drejtimin e Kukësit me mendimin se do të ishte një skuadër e denjë, por gjeta një skuadër të re e të transformuar që e kishte humbur boshtin. Falë punës, skuadra ka bërë progres.

Në dy fazat e luajtura, në cilën prej tyre ishte Kukësi më i mirë?
-Që renditet në vendin e dytë, natyrisht që ka bërë mirë në 18 ndeshjet, por rritja ka qenë graduale. Në fazën e parë kemi dominuar më shumë ndaj kundërshtarëve dhe kemi prodhuar më shumë futboll, por nuk morëm rezultatet e duhura. Në fazën e dytë Kukësi ishte më protagonist.

Në analizën tuaj si teknik, ku mendoni se Kukësi ka gabuar në 18 javët e luajtura?
-Nuk mendoj se te skuadra jonë veçohen individë apo reparte që t’u themi se kanë gabuar. Kur skuadra nuk i ka bërë mirë detyrat në ndeshje, gabimi është i të gjithëve. Edhe në të kundërt, kur kemi fituar merita është e gjithë skuadrës. Pra kemi funksionuar në grup.

Po zhvilimi i të gjitha ndeshjeve jashtë fushe, sa ka ndikuar në këtë ecuri të skuadrës suaj?
-Nëse do të veçoja një mungesë për Kukësin në 18 javë, është tifozeria. Sepse kushte tona e sollën që t’i luajmë ndeshjet të gjitha jashtë. Ky mendoj se ka qenë një nga treguesit që nuk ka ndikuar për mirë në ecurinë tonë në dy fazat e luajtura. Fusha asnjëanëse ishte një minus për ne.

Fazën e tretë e keni nisur me merkato, do të afroni të tjerë futbollistë për gjysmën e dytë të sezonit?
-Nuk ka trajner që të mos dëshirojë më shumë përforcime në skuadër. Aq më shumë që në dy fazat e tjera Superiorja bëhet edhe më e vështirë e ndërhyrjet në merkato janë të domosdoshme. Por ne kemi menduar një merkato me pikatore, por të jetë më shumë cilësore.

Ku mendoni se do të renditet Kukësi në fundin e këtij kampionati?
-Më pëlqen ta shoh situatën e skuadrës gradualisht dhe të fokusohemi javë pas jave. Dëshirat dhe objektivat tona janë të mëdha dhe për fitimin e titullin kampion nuk do të jetë një rrugë e lëhtë. Gjithsesi, Kukësi aty do ta ketë përqendrimin e tij në këto dy faza që do të luhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online