Solidaritet për Emiliano Salën, Rabio dhe Mbape habisin me donacionet e majme

Fushata për mbledhjen e fondeve për rinisjen e kërkimeve për futbollistin Emiliano Sala rezultoi e suksesshme. Me anë të platformës online “GoFundMe”, mbi 3000 persona nga e gjithë bota kontribuuan për të kapur objektivin prej 300 mijë euros.

 

Mjaftoi vetëm një ditë e gjysmë për të arritur shumën e kërkuar. Megjithatë një detaj që ka marrë vëmendjen e medieve është fakti se shumat më të mëdha i kanë dhuruar futbollistë të ndryshëm, kryesisht ato të kampionatit francez.

Kontributin më të madh e ka dhënë Adrien Rabio. Mesfushori i PSG-së dhuroi fillimisht 25 mijë euro, ndërsa pak orë më vonë vendosi të dhuronte po të njëjtën shumë. Kolegu i tij Kilian Mbape ishte dha kontributin e dytë më të madh me 30 mijë euro, ndërsa dyshja e Marsejës Dimitri Paje dhe Lukas Okampos dhanë nga 10 dhe 5 mijë  euro.

Foto e një prej donacioneve të Adrien Rabio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online