Trajneri i ri i Real Madrid, Santiago Solari, ka folur para gazetarëve në daljen e për shtyp që i paraprin ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj skuadrës gjysmëprofesioniste të Melijës, takim ky kuadër të raundit të parë të Kupës së Mbretit.
Fakti që vjen në këtë detyrë nga ekipi B i Realit e bën të pamundur që gazetarët të mos e ngacmojnë mbi ish-trajnerin e “Los Blancos”, Zinedin Zidan, i cili tri vite më parë erdhi ndoqi të njëjtën trajektore, por Solari tregohet i kujdesshëm duke shmangur menjëherë krahasimet me francezin.
“Zidan është një prej më të mirë në histori dhe me kaq mbyllet kjo temë. Nuk mund të më krahazoni mua me atë”, tha argjentinasi në fjalët e tij të para gazetarëve.
“Të punosh për Realin e Madridit është një mundësi e madhe. Kam dhënë gjithçka kur kam luajtur si lojtar në këtë klub. Këtu kemi një grup kampionësh që po vuajnë. Nuk është një situatë e lehtë, por do të përpiqem t’i kthej gjërat në normalitet. Është një moment delikat, por në këtë raste del në pah karakteri i vërtetë i njeriut”.