Mesi do të përballet sonte me Kris Smolling për çerekfinalet e Champions League dhe mbrojtësi është gati, gjë që e ka shprehur edhe për mediat. Ai mendon se do e shijojë përballjen kundër tij dhe u shpreh tekstualisht: “Ma sillni atë”. Kjo deklaratë është bërë virale në rrjetet sociale, me komentuesit që e shohin të pamundur që Smolling të ndalojë Mesin dhe nuk i kursejnë shakatë kundrejt mbrojtësit.
“Mendoj se përballja me argjentinasin është diçka për t’u shijuar. Këtë sezon kemi pasur fatin të përballemi me Mbapenë dhe Kristiano Ronaldon. Ndeshjet kundër lojtarëve të tillë janë për t’u shijuar në maksimum. Kështu që unë them ma sillni Mesin”, u shpreh ai .
Leo Mesi po bën një sezon të shkëlqyer deri tani, ku në 40 ndeshje e ka dërguar 43 herë topin në rrjetë. Një deklaratë e guximshme kjo e Smolling, i cili duket se i ka hapur punë vetes. Shpresojmë që fjalët e tij të mos shkojnë në veshin e argjentinasit.