Luftëtari mori pikët e plota me Skënderbeun dhe kështu bëri një hap përpara sa i takon luftës për mbijetesë. Gjithsesi ka edhe nga ata që hedhin dyshime mbi fitoren e bluzinjve, që i shpëtoi një herë traversa e një herë shtylla. Goli i pësuar erdhi pas mbrojtja e korçarëve u kap keq dhe zërat e zakonshëm shfaqen sërish.
Gjithsesi, mbrojtësi Tefik Osmani, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, tërheq vëmendjen. Ai nuk ndihet mirë kur flitet kështu për ndeshjet e kampionatit tonë. Korçari bën edhe një paralelizëm, duke përcjellë mesazhin që në një ndeshje mund të ndodhë çdo gjë.
“Nuk flitet kështu, u heq meritat dhe i hedh poshtë djersën ekipit tjetër. Se ne jemi kështu, po të fitonte Kukësi në Korçë, sërish do kishim pikëpyetje. Korça mundi Kukësin, ikën tani në Gjirokastër dhe themi prapë pikëpyetje. Më vjen keq, që ne që jemi pranë sportit, ta shohim një ndeshje dhe të themi pikëpyetje. Mendoni tani, Tirana e mundi 3-0 Laçin në Kupë dhe Laçi e barazon me 10 vetë! Çfarë të themi?!”, përfundoi Osmani.
Po te themi se Skenderbeu –toleroi— do te qeshTe e gjithe dynjaja—Po harojme hollesite–po te perfundoniin ne rrjete dy-shtyllat e skenderbeut–do te thoshim— gjirokasta toleroi —..Mjaft me me idjotesi –Skenderbeu humbi realisht-.–NE DUTBOLL ASGJE NUK ESHTE E PARASHIKUESHME-..EDHE ME E PABESUESHMJA NDODH -ASHTU SI DIKUR MARADONA SHENOI –GOL–TE PAREGULLT ME DORE –DHE ARGJENTINA FALE KETIJ GOLI TE VDEKUR -U SHPALL KAMPIONE E BOTES-.–