Rinovimi i nevojshëm, Juventusi gati të “blindojë” sulmuesin

Moize Kin është njeriu i momentit te Juventusi. Sulmuesi i talentuar po kalon një formë të mrekullueshme dhe duket sikur nuk e ndalon dot askush. Bardhezinjtë po vuanin kundër Empolit, por 19-vjeçarit i mjaftuan pak sekonda pasi hyri në fushë për të shënuar. Prekja e parë dhe topi në rrjetë.

Kontrata e tij me kampionët e Italisë përfundon në verën e vitit 2020, ndërsa ofertat kanë vërshuar lumë nga gjysma e Europës. Juventusi as që ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij dhe kërkon rinovimin.

Pavel Nedved, zv presidenti i klubit torinez, do të takohet këto ditë me Mino Rajolën, agjentin e sulmuesit. Siç raportojnë mediat italiane, Juvja pritet t’i ofrojë lojtarit një rinovim deri në vitin 2024, ndërsa do të shumëfishohet edhe rroga. Kin përfiton 500 mijë euro në sezon dhe me kontratën e re do të përfitojë rreth 1.5-2 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online