“Dridhet” Interi, agjenti i Shkrinjar jep sinjale largimi

Milan Shkrinjar është padyshim një ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A. Për sllovakun, interesohen shumë ekipe, sidomos nga La Liga, ku Reali dhe Barcelona pritet të hidhen në sulm në fund të sezonit.

Pikërisht, lidhur me interesin e Realit të Madridit, ka folur së fundmi agjenti i Shkrinjar, Mithat Halis, i cili ka pranuar se klubi madrilen kërkon shërbimet e 24-vjeçarit. Gjithashtu menaxheri i sllovakut ka shtuar se Barcelona mbetet në garë po ashtu, por duhet të bindet Interi që Shkrinjar të largohet.

“Është e vërtetë. Reali kërkon të firmosë me Shkrinjar, por është edhe Barcelona që është e interesuar. Kush do të arrijë të bindë Interin do të firmosë me Shkrinjar në verë”, përfundoi Mithat Halis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online