Skënderbeu pa sulm, Shehi në “ankth” për Muzakën

Skënderbeu duhet të fitojë me çdo kusht me Luftëtarin, por problemi është reparti i sulmit për trajnerin Orges Shehi. Në Kamzë kundër Kukësit korçarët nuk kishin në dispozicion sulmuesin Oto Xhon, i cili as në sfidën me Luftëtarin nuk do të mund të jetë i gatshëm.

Në ndeshjen me Kukësin u dëmtua edhe sulmuesi Blerim Krasniqi. Kavajasi gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm për lojë në ndeshjen e fundit të kampionatit. Kështu Shehi duhet të gjejë një zgjidhje dhe në fakt alternativat i mungojnë.

Ndoshta do të detyrohet të zhvendosë në sulm Dejvi Bregun, pozicion që vlonjati e ka mbuluar edhe në të shkuarën. Shqetësimi tjetër i stafit teknik të Skënderbeut është edhe mesfushori Gjergji Muzaka. Ky i fundit u dëmtua kundër Kukësit dhe ende nuk dihet shkalla e dëmtimit. Prania e tij në takimin me Luftëtarin është në rrezik. Ditën e sotme ai nuk është stërvitur me skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online