Skënderbeu pa dy titullarë, rikthehet vetëm kapiteni

Skënderbeu nuk po kalon një moment të mirë, teksa në të tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë. Stafi teknik dhe drejtuesit presin reagimin e skuadrës në takimin e radhës me Luftëatrin. Fitorja është i vetmi objektiv kundër gjirokastritëve. Për këtë takim trajneri Shehi do të ketë të gatshëm edhe kapitenin Marko Radas. Kroati ishte i pezulluar me kartonë dhe mungoi në ndeshjen me Kukësin. Qendërmbrojtësi ishte i pranishëm në tribunë dhe pa nga afër ekipin e tij, që u mposht nga verilindorët të premten. Mungesë e sigurt është ajo e Bruno Ditës për ndeshjen e radhës me Luftëtarin. Mesfushori kryeqytetas u ndëshkua me karton të verdhë, i katërti për ish-lojtarin e Teutës, Dinanos dhe Besës. Veç tij do të vijojë të mungojë sërish sulmuesi Blerim Krasniqi, ndërsa mbetet për t’u parë edhe gjendja e Ardit Hoxhajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *