Skënderbeu dhe Pogradeci kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për shkak të kombëtareve për të luajtur një takim miqësor mes tyre. Golat në këtë sfidë munguan dhe u desh një autogol nga mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu që Pogradeci të fitonte. Paolo Ivani krosoi në qendër në pjesën e dytë dhe topi i ish-futbollistit të Skënderbeut devijohet nga Sambu, që është i pafat në atë moment.
Edhe pse Skënderbeu u mposht, trajneri Orges Shehi studioi disa lojtarë të rinj dhe skema të reja. Bregu, i cili luajti shumë pak minuta kundër Kukësit, u aktivizua edhe në këtë sfidë nga stoli. Qoshku, Qeleshi dhe Mara kishin minutat e tyre, por formacioni titullar i Shehit ishte thuajse i plotë, me të gjithë “senatorët” që u aktivizuan.
Miqësore, 23 mars 2019
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Skënderbeu – Pogradeci 0-1
Shënues: Kaba Sambu (ag)
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Kaba Sambu, Dita, Abazi, Sibo, Toskiç, Pervan, Muzaka, Gripshi, Krasniqi.
U aktivizuan: Oto John, Kosta Vangjeli, Qoshku, Qeleshi, Mara, Bregu.
Pogradeci: Mali, Hysenllari, Pere, Idri, Çela, Osmanllari, Berberi, Kasa, Shkullaku, Alillari, Topllari.
U aktivizuan: Ivani, Lame, Bajraktari.