Skënderbeu në krizë, tifozët kundër klubit

0

Që Skënderbeu nuk është skuadra e viteve të fundit kjo dihet dhe deri diku ishte e pritshme që ekipi i Shehit të mos ishte më ajo skuadra dominuese, por ndeshjet e para të sezonit i bënë të besojnë në Korçë se edhe këtë edicion mund të pretendohet për vendin e parë. Në ndeshjet e fundit skuadër ka treguar shumë pak në fushën e blertë, çka sjellë dhe irritimin e tifozerisë.

Skënderbeu u mund në shtëpi nga Luftëtari në shifrat 2-3, duke shënuar kështu dhe humbjen e tretë radhazi, por njëkohësisht dhe ndeshjen e  katërt pa fitore. në 6 takimet e fundit, juglindorët kanë pësuar 4 humbje dhe kanë marrë vetëm 4 pikë, çka tregon se po kalojnë një moment mjaft të vështirë.

ECURIA NEGATIVE – Sa i përket ecurisë, Skënderbeu vetëm në dy raste në të shkuarën ka pasur një situatë të ngjashme me aktualen. Një ecuri tmerrësisht negative, korçarët e kaluan në fundin e edicionit të shkuar, ku humbën 6 ndeshje në 6 takime dhe u mjaftuan vetëm nga fitorja me Lushnjen për të marrë titullin, ndaj një kundërshtari që kishte rënë matematikisht nga kategoria.

Më herës, Skënderbeu ka pasur një ecuri identike në vitin 2014, por asokohe arriti që të fitonte titullin në fund. Nëse do të ndodhë që do të vijë një humbje edhe në takimin me Kamzën, atëherë do të flisnim për Skënderbeun më të dobët në këto 9 vitet e fundit.

KOMENTET – Nuk kanë munguar dhe komentet e shumta në faqen zyrtare të Skënderbeut, teksa kanë sulmuar si drejtuesit ashtu dhe lojtarët. Një nga ironitë që spikati ishte ajo ku thuhej se nëse skuadra vijon kështu atëherë do të luajë edicionet në vazhdim me Maliqin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.