Tifozët të pakënaqur nga skuadra, Milan “projekton” rikthimin e bujshëm

Milan po kalon një moment negativ dhe drejtuesit nuk dëshirojnë të përsërisin gabimet e bëra në sezonet e kaluara. Ndërhyrja në merkaton që po vjen është detyrim për klubin nga Milano. Këtë gjë e kanë kuptuar të gjithë, që nga drejtuesi sportiv Leonardo, e deri tek tifozi më i thjeshtë.

Merkato e janarit po vjen dhe duket se te Milani po mendojnë për një rikthim të bujshëm. Pas rinovimit të Kualjarelës me Sampdorian dhe pas refuzimit të Ibrahimoviç, drejtuesit kuqezinj po shikojnë mundësi të tjera.

Bëhet fjalë për Alesandro Paton, lojtar ky që e ka shprehur gjithmonë dashurinë për klubin kuqezi. Braziliani aktualisht aktivizohet në Kinë dhe një rikthim i mundshëm tek Milan, kush nuk do t’a “ëndërronte”. Megjithatë,  tratativa mbetet e vështirë, pasi jo gjithçka varet nga lojtari.

Tifozët nuk do të “toleronin” edhe një sezon tjetër pa Champions League. A do të ketë një rikthim të bujshëm? Ndoshta. Në botën e futbollit, gjithmonë ka surpriza dhe kjo mund të jetë një nga ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online