Skënderbeu, ashtu si pjesa më e madhe e ekipeve të Superiore, nga nesër do të nisë përgatitjet dhe nisur nga kushtet atmosferike klubi ka vendosur që ekipi të stërvitet në Durrës. Ndërkohë janë mësuar edhe rivalët më të cilët korçarët do të përballen gjatë kësaj periudhe.
Në njoftimin e bërë nga Skënderbeu, thuhet se takimi me Tiranën do të luhet më datë 9 janar dhe jo me 6. Tanimë janë mësuar edhe dy ekipet e tjera me të cilat korçarët do përballen.
Teuta dhe Bylisi do të vihen përballë Skënderbeut, ndërkohë që datat e zhvillimit të ndeshjeve me këto dy ekipe janë opsionale: me 12 ose 13 janar zhvillohet takimi me ballshiotët, ndërsa më durrsakët miqësorja luhet më 18 ose 19 janar.