Legjenda braziliane: Ju tregoj pse Maradona është mbi… Mesin

0

Artur Antunes Koimbra, i njohur nga të gjithë si Ziko, legjenda braziliane, aktulalisht futbollin e ka lënë në plan të dytë, teksa që nga viti 2016 nuk është parë më në krye të ndonjë ekipi. Aventura e tij e fundit ishte ajo në Indi, ku ishte trajner i Goas.

Gjithsesi, pavarësisht se nuk është aktiv si trajner, kjo nuk do të thotë se braziliani i ka humbur kontaktet me botën e futbollit. Në një intervistë të dhënë ditët e fundit për prestigjozen spanjolle “AS”, 65-vjeçari ka zgjedhur midis Diego Armando Maradonës dhe Lionel Mesit, duke shpjeguar dhe dallimet mes dy lojtarëve sipas këndvështrimit të tij.

“Besoj se Maradona luante një futboll më kompetitiv. Shënonte gjithmonë në mënyrë individuale. Maradona i dhuronte shumë gjëra ekipit. Njësoj si Mesi, por Diego dha shumë për Argjentinën. Ai u bë kampion Bote, gjithashtu dhe nënkampion. Maradona gjithnjë dallonte në kompeticionet e mëdha edhe kur Argjentina nuk ishte favorite.

Argjentina nuk kishte yjet që ka sot, të cilët janë lojtarë të nivelit të lartë që luajnë në Europë. Maradona nuk luante në ekipin që Mesi ka sot, nuk luante në Barcelonën që Mesi ka sot, ku ka luajtur me Pike, Ksavi, Iniesta, Nejmar apo Suarez”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.