Skënderbeu dhe Partizani kërkojnë titullin, ndërkohë që betejën këtë javë e kanë në distancë. Të kuqtë luajnë në shtëpi me Kamzën e drejtuar nga Klodian Duro. Për këtë të fundit vendoset edhe e ardhmja sot.
Sa i takon rreshtimit të skuadrave, trajneri Gega me shumë mundësi do të bëjë vetëm një ndryshim në formacion. Hila është i pezulluar dhe Kote pritet titullar. Kamza në krahun tjetër rigjen Olsi Teqen e pezulluar dhe Beqirin e rikuperuar. Mungon Arrabal për shkak kartonësh.
Kategoria Superiore – Java 11
E shtunë, më 3 nëntor, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Partizani-Kamza
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Kote, Asani, Mala, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Orelesi, Idrizaj, Mumajesi, Mehmeti, Fukui, Zisi, Roloviç, Plaku. Trajner: Klodian Duro
Gjyqtarë: Andi Koçi, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi
Te Skënderbeu pritej që të kishte ndryshime në formacion. Në mesjavë korçarët përballen me Laçin dhe disa prej titullarëve duhet të pushojnë. Kapiteni Radas është njëri prej tyre. Gjithashtu Oto Xhon dhe Hoxhaj priten titullarë.
Nica debuton në krye të Kastriotit dhe këtë herë sulmin do ia besojë Atsinës. Ymeraj ka marrë vendin e Mziut në mesfushë, kurse Stijepoviç do të luajë në të majtë të prapavijës. Lila nuk do të jetë, ndaj Domgjoni është pozicionuar në qendër të mbrojtjes.
Kategoria Superiore – Java 11
E shtunë, më 3 nëntor, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Skënderbeu-Kastrioti
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Lulaj, Abazi, Dita, Guexh, Muzaka, Hoxhaj, Bregu, Xhon. Trajner: Orges Shehi
Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Shehu, Ymeraj, Okebugu, Bardhi, Marku, Atsina. Trajner: Stavri Nica
Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Redvan Shaba, Enea Jorgji
Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Besnik Kaimi