Skënder Gega pasuesi i Mirel Josës? Prishtina i vë “vulën”

Skënder Gega e ka mbyllur bashkëpunimin me Partizanin dhe një ditë më parë u raportua se ish-trajneri i të kuqve do ta vazhdonte karrierën në Kosovë në krye të Prishtinës. Klubi bardhekaltër nga ana tjetër ka reaguar ditën e sotme dhe në qëndrimin e bërë i jep mbështetjen e plotë trajneri aktual, Mirel Josa.

“Prishtina po i vazhdon përgatitjet. Mirel Josa së bashku me shtabin teknik po kryejnë punën e tyre të duhur. E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme. Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina.

Edhe pse na vjen keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazojë ujërat, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë”, shkruhet në qëndrimin e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online