Skaneri i legjionarëve: Ndoj njeriu asist, Llullaku rikthehet te goli

Emanuele Ndoj vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm të skuadra e Breshias. Mesfushori luajti për 90-minuta në transfertën ndaj Çitadelës, takim ky që u mbyll me rezultatin 2-2. Ndoj dha asistin në golin e dytë të Breshias në minutën e 69-të.

E shtuna ka qenë një ditë e mirë edhe për sulmuesin Azdren Llullaku, i cili luajti për 90 minuta në fitoren  0-2 ndaj Hermanshtadtit. 30-vjeçari është rikthyer të shënojë për skuadrën e Astras në kampionatin rumun pas më shumë se dy muajsh. Llullaku ekzekutoi me saktësi një penallti në minutën 60-të, duke shënuar kështu golin e tretë në 12 aktivizime në ligën e parë rumune.

Fiorin Durmishaj mori minuta të plota në takimin e humbur 1-0 ndaj Panathinajkosit, ndërsa në Rusinë e largët, Enis Gavazaj e pa nga stoli të gjithë ndeshjen midis Jenisej Krasnojarskut dhe Orenburgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online