Siti “shpartallon” Bërnlin, Totenhemi rikthehet në katërshen e parë

Mançcester Siti është rikthyer te fitorja në kampionit në mënyrën më të mirë të mundshme. Djemtë e Pep Guardiolës mundën 5-0 vizitorët e Bërnlit, në një takim ku golat u shpërndanë në mënyrë te barabartë, me pesë lojtarë që vendosën emrin e tyre në listën e shënuesve.

Totenhemi i Mauricio Poçetinos arriti të merrte një fitore të vuajtur në transfertën ndaj Uest Hemit. Goli i argjentinasit Lamela në fund të pjesës së parë, mjaftoi për të siguruar fitoren e katër radhazi në kampionat për “gjelat”, që tani e gjejnë veten e tretë në renditje me 21 pikë, po aq sa Çelsi i vendit të dytë.

Pas nëntë ndeshjesh në kampionat ka ardhur fitorja e parë për skuadrën e Kardif Sitit, që ka triumfuar përballë Fulhemit pas një ndeshje emocionuese që përfundoi 4-2 për djemtë e Neill Uarnok. Ndërkohë, përkeqësohet situata për Njukasëllin e Rafa Benitezit, që është mundur 0-1 në “St. James Park” nga Brajton.

 

Bornmuth-Sauthempton 0-0

Kardif-Fulhem 4-2
Shënues: Mërfi 15’, Rid 20’, Paterson 65’, Harris 88’ / Shyrrle 11’ Sesenjo 34’

Mançester Siti-Bërnlej 5-0
Shënues: Aguero 17’, B.Silva 54’, Fernandinjo 56’, Mahrez 83’, Sane 90’

Njukasëll-Brajton 0-1
Shënues: Kajal 29’

Uest Hem-Totenhem 0-1
Shënues: Lamela 44’

Uolves-Uatford 0-2
Shënues: Kapue 20’, Pereira 21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online