Siti prezanton portierin e ri, ikin edhe 40 milionë euro

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pep Guardiola bleu portierin Klaudio Bravo nga Barcelona për 20 milionë euro vjet, por ka mbetur i zhgënjyer nga kiliani.

Tashmë trajneri spanjoll ka prerë çekun e ri, këtë radhë prej 40 milionësh, për të marrë brazilianin Ederson Moraesh nga Benfika.

Sot Ederson është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Mançester Sitit dhe “Qytetarët” shpresojnë të kenë gjetur portierin e të ardhmes, sepse bëhet fjalë për një portier 23-vjeçar, i cili është pjesë e kombëtares braziliane dhe vjen nga një sezon i mrekullueshëm te Benfika.

Duhet kujtuar se Ederson është vetëm përgjysmë i Benfikës, sepse 50% nga shitja e portierit do të shkojë te Rio Ave dhe te Gestifoot, kompania e zotëruar nga Zhorzh Mendesh, prokuratori i njohur.

Si rastësisht, Mançester Siti vazhdon të zhvillojë bisedime për lojtarë të tjerë në Portugali, si gjithmonë ne ndihmën e “peshkaqenit” Mendesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *