Mançester Siti fitoi pa u lodhur shumë të shtunën në Londër, ndaj Fulamit të dobët, ndërsa tashmë i gjithë presioni është mbi Liverpulin, që pret Totenhemin paditen e sotme.
Gjithsesi, trajneri i Sitit, Pep Guardiola, nuk pret ndonjë dhuratë nga Liverpuli: “Për në është e thjeshtë, fitojmë 7 ndeshet e mbetura dhe jemi kampionë, kaq ka rëndësi”.
Me 11 fitore në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, Siti është në garë për triumf në 4 fronte, diçka e pabesueshme, por Guardiola shpreson ta mbyllë sezonin pa dëmtime, sepse dje Sergio Aguero, 19 gola në kampionat, doli i dëmtuar lehtë.
“Më kërkoi ndërrim për shkak se ndjeu një dhimbje të lehtë. Nuk e dimë ende për çfarë bëhet fjalë, do bëhen kontrolle të detajuara, por uroj të mos jetë ndonjë gjë serioze, në një moment kaq delikat të sezonit”.